Komunikacioni automobilistik. - Sistemi i transportit në
shekullin e XX ka pësuar transformime strukturale për arsye të zhvillimit të shkencës, teknikës, të rritjes së bazës materiale
dhe ekonomike të shoqërisë dhe të rritjes së standardit jetësor të njeriut. Automobili në
rrugët tokësore ka zëvendësuar dilizhanset e dikurshme që qarkullonin në Evropë dhe
në Amerikën Veriore. Qerret me avull të Cougnotit,Murdockut dhe
të Evansit, në shekullin XVIII, mund të konsiderohen si paraprijëse të
automobilit dhe të lokomotivës. Automobili i parë me rrotë druri dhe me
transmision me zinxhir është zbuluar në Francë, më 1891, kurse garat
e para janë mbajtur më 1894, në rrugën Paris –Rusan, dhe
më 1895 në rrugën, Paris - Bordo. Vlera praktike e
automobilit si mjet transportin është zbuluar me shpikjen e motorit me djegie
të mbrendshme të benzinës nga ana Dajmlerit në Gjermani, në
vitin 1884, kështu që automobile hynë në përdorim të gjerë në transport nëEvropë dhe Amerikë prej
vitit 1894.
No comments:
Post a Comment